Sport

Ndombele nuk dëshiron të qëndroj te Tottenhami

Mesfushori francez Tanguy Ndombele ka kërkuar largimin nga Tottenhami. Bëhet e ditur se Ndombele, tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit se nuk dëshiron të jetë më pjesë e Tottenhamit.

Francezi aspak nuk është i kënaqur me situatën e tij në klub, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Nuno Espirito Santo.

24-vjeçari është pjesë e Tottenhamit prej vitit 2019 kur u transferua nga Lyoni për 65 milionë euro dhe me ekipin nga Londra ka kontratë deri në vitin 2025.

Këtë sezon, Ndombele ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje kurse edicionin e shkuar, shënoi gjashtë gola dhe asistoi katër herë në 46 paraqitje për Tottenhamin.

Kartoni i francezit, vlerësohet rreth 50 milionë euro.