Skuadra e Southamptonit ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit brazilian Lyanco, kanë njoftuar mediumet e huaja të shtunën.
Mësohet se Southamptoni ka arritur marrëveshje me Torinon për transferimin e Lyancos, që do të bëhet zyrtare shumë shpejtë.
Lyanco te Southamptoni do të transferohet për shtatë milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin anglez do të firmos kontratë deri në vitin 2025.
Ai te Southamptoni, do ta zëvendësoj Jannik Vestergaardin që ditë më parë iu bashkuar Leicesterit.
Lyanco 24-vjeçar prej vitit 2017 bën karrierë në Serie A, pasi krahas Torinos ka luajtur edhe te Bologna.
Në sezonin e shkuar, Lyanco pati 25 ndeshje për Torinon.