Sport

Juventusi zyrtarizon Locatellin

Skuadra e Juventusit e ka zyrtarizuar mesfushorin Manuel Locatelli. Klubi italian të mërkurën ka njoftuar se Locatellin e ka huazuar për dy vjet, me detyrim të blerjes për 37.5 milionë euro në total. Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2026.

Ai ishte pjesë e Italisë që triumfoi në “Euro 2020”. Mesfushori ishte pjesë e Sassuolos prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Milani. Për Sassuolon, Locatelli ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asistime në 99 paraqitje.