Sport

Lukaku niset drejt Londrës për ta kompletuar transferimin te Chelsea

Romelu Lukaku është larguar nga Interi dhe do të transferohet te Chelsea. Belgu është parë duke u larguar nga aeroporti i Milanos të hënën mbrëma dhe bëhet e ditur se ai do të fluturojë drejt Londrës për të kompletuar transferimin te klubi anglez.

Në fakt, ky do të jetë rikthim i Lukakut të Chelsea pas një dekade. Lukaku u tha mediave se do të japë një mesazh për tifozët e Interit brenda pak ditësh.

Raportohet se sulmuesi belg do t’i kushtojë Chelseat 115 milionë euro dhe pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. Kundër largimit të tij kanë qenë tifozët e Interit, të cilët kanë protestuar, duke kundërshtuar politikën e pronarëve kinezë të klubit.

Lukaku kaloi tek Interi nga Manchester United në vitin 2019 për 74 milionë euro, plus 4 milionë bonuse.

Me skuadrën italiane e fitojë titullin e kampionit të Series A. 28-vjeçari iu nënshtrua pjesës së parë të testeve mjekësore në Milano, pasi klubet u morën vesh për transferimin e tij.