Portieri i Brazilit, Alisson Becker, ka firmosur kontratë të re gjashtëvjeçare me Liverpoolin, e cila do ta mbajë tek ekipi anglez deri në verën e vitit 2027.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën ne faqen zyrtare të Liverpoolit.
Alisson bëhet lojtari i tretë me të cilin Liverpooli ka firmosur kontratë të re afatgjate pas Trent Alecander Arnoldit dhe Fabinhos.
“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e Liverpoolit dhe ky vendim nuk ishte aspak i zorshëm për mua”, tha ndër të tjera Alisson.
Portieri 28-vjeçar është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga skuadra e Romës për 62.5 milionë euro.