Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Aston Villa, e ka transferuar sulmuesin anësor xhamajkan Leon Bailey nga Bayer Leverkuseni për 30 milionë euro.
23-vjeçari, që ka shënuar 28 gola në 119 ndeshje në Bundesligë për Leverkusenin, ka firmosur me Aston Villan kontratë deri në vitin 2025.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne po shikojmë para të shohim shkathtësitë e talentin e tij për Aston Villan në Premier League”, ka thënë trajneri i Aston Villas, Dean Smith, për faqen zyrtare të klubit.
Bailey është transferimi i tretë i Aston Villas këtë verë pas Emiliano Buendias nga Nor]ich City e Ashley Young nga Interi.
“Për mua është klub i madh me histori të madhe dhe është hapi i duhur. Jam i lumtur që të nisi aventurën e re. Shpresoj të jap më të mirën e ta kem një stinor të madh në Premier League”, ka thënë Bailey.