Sport

Gasol zgjidhet nga sportistët olimpikë për t’i përfaqësuar në IOC

 

Kampioni i dyfishtë i NBA-së dhe fituesi i tri medaljeve të arta olimpike, basketbollisti Pau Gol fitoi një zgjedhje të mërkurën në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të thotë se ai do të përfaqësojë sportistët për shtatë vitet e ardhshme në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Gasol ishte njëri prej 30 kandidatëve që garuan në këto zgjedhje. Gasol mori 1888 vota prej 6800 votuesve, të cilit ishin sportistë për katër vende vakante në IOC. Votimi përfundoi të martën, kur Gasol i dha fund karrierës me Spanjën pas eliminimit të çerekfinale të Lojërave Olimpike.