Sport

Lamtumira e të mëdhenjve të basketbollit

Luis Scola priste të ishte në lojë duke luajtur deri në sirenën e fundit të ndeshjes, sepse kështu bënte gjithmonë. Në vend të kësaj, trajneri e nxori atë në minutën e fundit, duke shkaktuar një ovacion dhe një lamtumirë emocionale për një nga më të mëdhenjtë e lojës së basketbollit.

Kjo nuk ishte lamtumira e vetme të martën, një ditë historike në Lojërat Olimpike, ku u mbyll një epokë e basketbollit për meshkuj. Paraqitja e fundit e Scolas për Argjentinën erdhi disa orë pasi Pau dhe Marc Gasol luajtën së bashku për herë të fundit për Spanjën, duke lënë vrima për të mbushur për përfaqësueset që u bënë kampione me shkëlqimin e tyre.

“Është koha që fytyrat e reja të shfaqen”, tha Scola. “Është koha që ne të shkojmë”.

Ai nuk e kishte planifikuar ta thoshte këtë me siguri, edhe në moshën 41-vjeçare. Scola ende e do lojën dhe ishte akoma duke luajtur mirë, ku deri në raundin paraprak të Olimpiadës kishte një mesatare prej 19.7 pikëve për ndeshje.

Por kur të dy skuadrat, gjyqtarët dhe ata pak njerëz që ishin në “Saitama Super Arena”, e përshëndetën Scolan me një ovacion të gjatë kur ai shkoi në stol ndërsa Australia ishte gati për ta mbyllur ndeshjen me fitore 97:59, mesazhi ishte duke u dhënë për Scolan.

Qendra e fortë filloi të qajë pasi përqafoi trajnerin Sergio Hernandez dhe shokët e tij të skuadrës, pastaj i përshëndeti njerëzit në palestër që ishin ngritur në këmbë për të.

“Kur ju merrni atë respekt nga bashkëmoshatarët tuaj, njerëzit kundër të cilëve ne luajmë, referët, unë mendoj se kjo është njohja përfundimtare”, tha Scola. “Ndjeva se e kuptova në atë moment dhe ishte disi e vështirë për mua të ruaja qetësinë”.

Ai doli nga fusha me topin e lojës në dorën e tij, më në fund i gatshëm për të pranuar tërheqjen.

“Unë jam 41 vjeç”, tha Scola. “Unë nuk shoh shumë njerëz të luajnë në moshën time”.

Pau Gasol (41) ishte aktiv te Spanja deri të martën pasdite. Ashtu si Scola, ai barazoi rekordin e basketbollit për meshkuj duke luajtur në Olimpiadën e pestë. Ai është shënuesi numër tre i meshkujve në historinë e Lojërave, një vend përpara Scolas. Por pas humbjes 95:81 nga SHBA-ja në çerekfinale, Gasol konfirmoi se ishte paraqitja e tij e fundit për Spanjën dhe vëllai i tij më i vogël tregoi fuqishëm se ai gjithashtu kishte përfunduar karrierën me përfaqësuese. Ata i lënë Lojërat e Tokios pa medalje pasi Spanja fitoi nga një medalje në tri Olimpiadat e fundit, por nuk pati trishtim te spanjollët.

“Jo, nuk jam i trishtuar me eliminimin, sepse kishim kaq shumë momente të mrekullueshme”, tha Marc Gasol (36). “Ne kishim shumë medalje. Kur filluam, ne kurrë nuk duhej të mendonim të fitonim kaq shumë medalje dhe filloi këtu për mua në vitin 2006 në të njëjtën arenë”.

Spanja fitoi atë Kampionat Botëror në “Saitama Super Arena” dhe rrëmbeu një tjetër në vitin 2019. Kishte edhe tituj të “EuroBasketit” në vitet 2009, 2011, 2015.

Por të vetmen gjë që spanjollët nuk mund të arrinin ishte mposhtja e SHBA-së. Ata ishin të pamposhtur në vitin 2004, në Olimpiadën e parë të Pau Gasolit, para se amerikanët t'i eliminonin në çerekfinale. Argjentina vazhdoi të fitojë atë medalje të artë, e vetmja e fituar nga një vend tjetër, përveç SHBA-së, qëkur lojtarët e NBA-së debutuan në vitin 1992. SHBA-ja mundi përsëri Spanjën në ndeshjet e medaljeve të arta të viteve 2008 dhe 2012, dhe në gjysmëfinalen e vitit 2016. Kishte një shans të fundit për të mposhtur amerikanët të martën, por ishte e qartë se koha e Pau Gasolit tashmë kishte kaluar. Ai kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale për të riparuar një frakturë në këmbën e tij të majtë dhe kampionit të dyfishtë të NBA-së iu desh të kthehej në formë duke luajtur sezonin e kaluar në Spanjë me Barcelonën.

Pra, edhe pse ai ishte larg forcës që kishte qenë prej kohësh dhe as që luajti pas pjesës së parë të martën. Gasol tha se Lojërat Olimpike të tij ishin tashmë një sukses.

“Dhe tani kjo ishte loja ime e fundit me ekipin kombëtar, dhe do të më duhet të kuptoj dhe të flas me familjen time nëse ia vlen të vazhdoj të luaj”, tha Gasol.

Marc Gasol është akoma nën kontratë me Los Angeles Lakers dhe tha se ai synon të kthehet në NBA sezonin e ardhshëm. Por ai duket se ka përfunduar karrierën me Spanjën. Ai luajti vetëm dhjetë minuta dhe nuk shënoi asnjë pikë të martën. Njeriu më efektiv i madh i Spanjës ishte Willy Hernangomez, ndërsa 19-vjeçari Usman Garuba, një zgjedhje e raundit të dytë javën e kaluar të Houston Rockets, gjithashtu tregoi lojë premtuese. Ndoshta ata mund të bëhen tandemi i brendshëm siç ishin Gasolët.

“Ata nuk duhet të bëhen Pau ose Marc”, tha Marc Gasol. “Ata duhet të bëhen vetvetja dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë është koha e lojës. Dhe që kjo të ndodhë, djemtë e moshuar duhet të largohen”.

Mund të jetë gjithashtu fundi edhe për kapitenin e Spanjës, Rudy Fernandez, i cili përfundoi Olimpiadën e tij të pestë pa e shënuar asnjë pikë. Vetëm dy vjet më parë, Spanja mundi Argjentinën për të fituar Kupën e Botës në basketboll në Kinë për të siguruar vendin në Lojërat Olimpike të Tokios. E vendin e siguroi edhe Argjentina si nënkampione. Mirëpo, as Spanja e as Argjentina nuk treguan se ishin akoma pretendente për medaljen e artë, siç ishin gjatë epokës së artë të tyre. Ndoshta kjo është arsyeja pse ishte aq e qartë se ishte koha për të thënë lamtumirë.

“Është e vështirë, por është diçka që do të duhej të ndodhte”, pranoi Scola.

Image