Sport

Challandesi njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Petkoviqin te Zvicra

 

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes është njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Vladimir Petkoviqin në krye të Zvicrës, kanë njoftuar të martën mediumet zvicerane.

Petkoviq u largua nga Zvicra javën e shkuar për ta marrë drejtimin e ekipit nga Ligue 1, Bordeauxit dhe federata zvicerane është në kërkim të zëvendësuesit të tij.