Sport

Asllani shënon gol të bukur në fitoren ndaj Reimsit

Descriptive Text

Fisnik Asllani ka shkëlqyer në ndeshjen e dytë miqësore kundër Reimsit të Valon Berishës e Arbër Zenelit.

Asllani e luajti ndeshjen e dytë me Hoffenheimin në miqësore, ndërsa e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë duel.

Ndeshja Hoffenheim – Reims u luajt me dyer të mbyllura.

Sulmuesi i talentuar 18-vjeçar realizoi që në minutën e gjashtë në mënyrë mjeshtërore, teksa luajti në tërë ndeshjen.

Te Reimsi për 70 minuta u paraqit reprezentuesi i Kosovës, Berisha, ndërsa Zeneli është i lënduar dhe ende nuk dihet se sa do të mungojë.