Sport

Jan Palokaj i bashkohet Sigal Prishtinës

Jan Palokaj është përforcimi i radhës për skuadrën më të suksesshme të basketbollit në Kosovë, Sigal Prishtinën.

Palokaj vjen elita e basketbollit të Kroacisë, Zadarit.

Me Zadarin në dy sezonet e fundit, Palokaj e ka fituar kampionatin dhe Kupën e Kroacisë.

Ishte edhe pjesë e grupmoshave të reja te Përfaqësuesja e Kroacisë. Ai luan në pozitat 2 dhe 3.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të KB Prishtinës në “Facebook”.

“Mirësevjen në shtëpinë e kampionëve Jan Palokaj”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e prishtinasve.