Sport

Grezda huazohet në Hungari

 

Eros Grezda në sezonin e ri, do të luajë në elitën e futbollit të Hungarisë. Grezda të mërkurën është prezantuar te skuadra ZTE Zalaegerszegi.

Në njoftimin e klubit hungarez, thuhet se Grezda është huazuar për një vit nga Osijeku, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.