Sport

Aro Muriq do ta vazhdojë karrierën në Turqi

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi. Mediumet turke kanë raportuar të martën se Muriq pritet t’i bashkohet skuadrës së promovuar në Superligën e Turqisë për sezonin 2021/22, Adana Demirspor.

Madje, thuhet se skuadra turke tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për huazimin njëvjeçar të portierit 22-vjeçar, që do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Muriq ka kontratë me skuadrën e Cityt deri në vitin 2024 kurse sezonin e shkuar ishte i huazuar te dy skuadra.

Në pjesën e parë të stinorit ishte te ekipi i kategorisë së dytë të Spanjës, Girona ku regjistroi gjashtë paraqitje ndërsa në pjesën e dytë, iu bashkua skuadrës nga Eredivisie e Holandës, Willem II ku pati 14 ndeshje.