Sport

Arrihet marrëveshja, Varane do të transferohet te Unitedi

Manchester United është fare pranë kompletimit të marrëveshjes për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla formale për t'u nënshkruar. ''Zyrtarizimi i tij është çështje orësh apo ditësh'', ka shkruar tutje ai në Twitter. 

Ai do t’i kushtojë Unitedit plotë 50 milionë euro, ndërsa është pajtuar javë më herët me kushtet personale.