Sport

Zeka beson se do të jetë në Lojërat Olimpike në Paris

Shpat Zeka beson se do të jetë xhudisti i radhës që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike.

Xhudisti kosovar ka për synim që të jetë me normë olimpike në Lojërat Olimpike të Parisit që mbahen në vitin 2024.

“Besoj dhe shpresoj shumë që do të arrij të jem pjesë e Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris”, deklaroi Zeka në Sportin Total të KTV-së.