Baseli e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri të Superligës së Zvicrës.
Skuadra zvicerane mposhti me rezultat 2:0 në udhëtim Grasshoppersin.
Në këtë ndeshje, ylli kosovar Edon Zhegrova u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë dhe asistoi te goli i dytë i skuadrës së tij në minutën e 70-të.
Ai i rrëmbeu topin mbrojtësin vendas dhe bëri një krosim të mirë te Esposito, i cili me kokë realizoi për rezultatin 2:0.