Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka pësuar humbje nga Uzbekistani me rezultat 6:3, në ndeshjen e parë të turneut kontinental që po mbahet në Tailandë.
“Dardanët” kishin epërsi në pjesën e parë, por nuk ia dolën që ta ruajnë atë dhe pësuan disfatë.
Uzbekistani shënoi dy gola të shpejt në fillim të ndeshjes me Chorievin dhe Rakhmatovin.
Lojtarët e Kosovës ia dolën që të rikthen në lojë duke shënuar tre gola për të kaluar në epërsi.
Meriton Salihu shëno golin e parë në minutën e 6-të, ndërkaq Mërgim Dervishaj me dy gola në minutat 8 dhe 17, i kaloi “Dardanët” në epërsi. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll 3:3, fal golit të Chorievi që shënoi për Uzbekistanin.
Keq nisi edhe pjesa e dytë për Kosovë, ku vetëm pas dy minutash pas një gabimi në mbrojtje, Uzbekisani kaloi në epërsi 4:3 me golin e Ropievit.
Deri në fund, Kosova u mundua të barazojë rezultatin, por nuk ia doli. Madje, në fund të takimit, Uzbekistani shënoi edhe dy gola për ta fituar takimin 6:3. Realizues ishin Erkinov dhe Choriev. Ky i fundit shënoi tre gola në këtë ndeshje.
Ndeshjen e radhës Dardanët do ta luajnë nesër kundër Tajlandës.
Pas ndeshjes përzgjedhësi Beni Simitçiu për faqen zyrtare të FFK-së deklaroi se fat të keq lojën e humbën prej gabimeve që bënë.