Granit Xhaka është afër transferimit te Roma. Mediat angleze kanë raportuar të premten se klubi italian ka nisur bisedimet me skuadrën e Arsenalit për ta blerë kartonin e mesfushorit.
Roma thuhet se u ka ofruar 17 milionë euro dëmshpërblim londinezëve për t’i siguruar shërbimet e Xhakës.
Klubi italian ka arritur marrëveshje personale me Xhakën, i cili është pajtuar të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 me klubin nga kryeqyteti i Italisë. Xhaka te Roma pritet të fitojë rreth 2.1 milionë euro në sezon.