Sport

Nuhiu i kënaqur me rezultatin, përgëzon lojtarët

 

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka mbetur tejet i kënaqur me barazimin pa gola kundër Feyenoordit në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Ai tha se e kishte analizuar mirë kundërshtarin dhe paralajmëroi se Drita edhe në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një javë në Holandë, do të udhëtoj për një paraqitje të mirë. “E kemi analizuar shumë kundërshtarin dhe e kemi pasur parasysh se do të kemi punë me një skuadër shumë të fortë. Përgëzoj lojtarët për angazhim dhe jam i kënaqur me rezultatin. Pas këtij barazimi edhe në Holandë do të udhëtojmë për të treguar një paraqitje të mirë”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.