PSG-ja e ka prezantuar Georginio Wijnaldumin, me të cilin arriti marrëveshje javë më parë.
Holandezi erdhi te klubi francez si lojtar i lirë, pasi i kishte skuadër kontrata me Liverpoolin.
Kalimin te Parisi, Wijnauldumi e ka quajtur si shumë të rëndësishëm për të dhe familjen e tij.
Ai ka deklaruar se do të luajë në klub të madh përkrah lojtarëve të mëdhenj.
“Është një ndjenjë vërtetë e mirë që unë mund të bashkohem me një klub të madh, të luajë me lojtarë të mëdhenj, të shkoj në një qytet të bukur dhe luajë për tifozë shumë të mirë. Është ditë vërtetë e madhe jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”, tha mesfushori holandez.
Ai pohoi se para se të fliste me klubin, ka biseduar me trajnerin Mauricio Pochettino, i cili e ka bindur që të bashkohet me Parisin.
30-vjeçari ka nënshkruar kontratë me Parisin deri në vitin 2024 dhe do të bartë numrin 18-të.