Sport

Basketboll, Kosova U20 mposhtet me 46 pikë dallim nga Hungaria

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll (meshkujt), kanë pësuar edhe humbjen e dytë rresht në garën e FIBA-s “European Challengers”.

Pasi pësoi nga Bjellorusia (101:60) në duelin e parë të martën, Kosova u mposht bindëshëm edhe në ndeshjen e dytë të Grupit E nga Hungaria.

Ndeshja që u luajt në Sopron të Hungarisë, përfundoi 92:46 në favor të Hungarisë. Te Kosova, më i dalluari ishte Shëndrit Llapi me dhjetë pikë e tetë kërcime, ndërsa te Hungaria, u shquan Adam Krasovec e Vincent Laszlo Valerio-Bodon me nga 16 pikë të shënuara për kokë. Ndeshjen e radhës, Kosova e luan të enjten kundër Sllovakisë, që është dueli i fundit i fazës së grupeve.