Sport

Kapiteni Limani: E respektojnë Feyenoordin, por jo më shumë se vetën

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka qenë shumë i drejtpërdrejt në konferencën për media, një ditë para ndeshjes kundër Feyenoordit.

Ai ka deklaruar se do të kërkojnë të befasojnë ekipin nga Holanda. Shtoi se e respektojnë kundërshtarin, por jo më shumë se vetën.

“Ne do të kërkojmë të bëjmë befasi. Nuk do të futemi në ndeshje për tu ndjerë krenarë që do të luajmë kundër Feyenoordit. Ne do ta respektojmë, por së pari do ta respektojmë vetën më shumë”, tha Limani.

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Feyenoordit në kuadër të takimit të parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës zhvillohet të enjten prej orës 21:00 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.