Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka qenë shumë i drejtpërdrejt në konferencën për media, një ditë para ndeshjes kundër Feyenoordit.
Ai ka deklaruar se do të kërkojnë të befasojnë ekipin nga Holanda. Shtoi se e respektojnë kundërshtarin, por jo më shumë se vetën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne do të kërkojmë të bëjmë befasi. Nuk do të futemi në ndeshje për tu ndjerë krenarë që do të luajmë kundër Feyenoordit. Ne do ta respektojmë, por së pari do ta respektojmë vetën më shumë”, tha Limani.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Feyenoordit në kuadër të takimit të parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës zhvillohet të enjten prej orës 21:00 në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.