Sport

Donnarumma: Buffon më bindi të transferohem te PSG-ja

Descriptive Text

Gianluigi Donnarumma ka thënë se është këshilluar fillimisht me Gianluigi Buffon para se të transferohet te Paris Saint-Germain.

Portieri italian që ndihmoi Italinë të fitojë Kampionatin Evropian ka bërë të ditur se ka biseduar me Buffonin para transferimit tek ekipi francez.

“Kam dëgjuar gjëra të mira për klubin. Kam biseduar me Buffonin, i cili më dha këshilla për klubin. Ai më tregoi për historinë e tij dhe bukuria e të qenit këtu. Jam shumë i lumtur që kisha mundësi të bisedoja me të dhe të informohesh më shumë rreth skuadrës”, deklaroi Donnarumma.

Portieri 22-vjeçar u transferua si futbollist i lirë nga Milani.