Sport

VAR-i shënon fitore në “Euro 2020” me vendimmarrje të mprehtë dhe të shpejtë

Përdorimi i VAR-it në ndeshjet e futbollit shqetëson shumë tifozë të këtij sporti në të gjithë botën, por roli i tij në Kampionatin Evropian ishte shumë më pak i diskutueshëm sesa përgjatë sezonit 202021 në Premier League të Anglisë, ka thënë kompania e basteve “William Hill” në një raport të lëshuar të enjten.

Kjo kompani krijoi një vlerësim polemikash për secilin nga 18 vendimet e rrëzuara nga VAR-i gjatë ndeshjeve të “Euro 2020” me metrika reaksionare si vëllimi i “Twitterit”, analiza e ndjenjave të tekstit dhe artikuj të gjeneruar mbi incidentet.

Turneu pan-Evropian prodhoi një vlerësim mesatar të polemikave prej 4.40, duke e bërë atë 14.39 për qind më pak të diskutueshëm sesa Premier League.

Pesë nga ato 18 vendime të përmbysura çuan në gola, gjashtë çuan në dhënien e penalltive, tre gola u lejuan ndërsa gjashtë u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.

Ka qenë gjithashtu një gol i anuluar për prekje me dorë, si dhe dy kartonë të kuq si rezultat i përdorimit të VAR-it.

Goli i mundshëm i fitores për Zvicrën që u realizua nga Mario Gavranoviq në barazimin 1:1 në fazën e grupeve ndaj Uellsit, u vlerësua si vendimi më i diskutueshëm i turneut, me sulmuesin zviceran që u konstatua se ishte në pozitë jashtë loje.

Edhe goli i anuluar i Karim Benzemas në fitoren 1:0 të Francës ndaj Gjermanisë dhe ndëshkimi me karton të kuq i mbrojtësit të Holandës, Matthijs de Ligt për prekje të qëllimshme të topit me dorë në humbjen nga Çekia në 1/8 e finales, gjithashtu shkaktoi zemërim në mediat sociale.

Por të gjitha vendimet kryesore në turne u vërtetuan se ishin teknikisht të sakta.

Raporti gjithashtu ka thënë se ekipi VAR-it, i vendosur në selinë e UEFA-s në Nyon për “Euro 2020” nuk ishte vetëm efikas me procesin e tij të vendimmarrjes, por gjithashtu shmangu ndërprerjet e gjata në turneun që zgjati për katër javë.