Sport

Refugjati sirian lë gjurmët e tij në Lojërat Paralimpike

Foto: AP
 

Kur Ibrahim Al Hussein iku nga Siria në vitin 2012 pasi u plagos nga një shpërthim gjatë luftës civile të vendit të tij, jeta e tij u përmbys. Gati një dekadë më vonë Al Hussein po përgatitet për Lojërat e tij të dyta Paralimpike në Tokio dhe thotë se noti e ka ndihmuar atë për të rindërtuar jetën e tij dhe për t'u integruar pas migrimit në Greqi. Në kompleksin e notit në natyrë, të përdorur për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të vitit 2004 në Athinë, Al Hussein bën zgjatjet dhe heq këmbën e tij (protezën) në një vend me hije para se të hyjë në ujë për dy orë stërvitjeje nën diellin e nxehtë.

“Kam filluar të notoj kur isha pesë vjeç. Babai im ishte trajneri im në vendin tim, Siri. Ndihem shumë rehat kur jam në ujë me gjithë lodhjen, gjithë stërvitjen dhe përpjekjen që i bëj”, tha ai. “Unë e konsideroj veten si një peshk. Është sikur nuk do të jem në gjendje të jetoj nëse jam larg ujit. Ditën që nuk stërvitem për një arsye ose një tjetër shpesh jam i mërzitur dhe ndihem i zymtë”.