Sport

Chelsea dështon ta transferojë Haalandin

Foto: Reuters

Transferimi i Erling Haalandit te Chelsea duket mision i pamundur. “Sky Sports” pretendon se përpjekjet e klubit anglez pritet të dështojnë për shkak se Dortmundi nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e norvegjezit.

Madje, klubi gjerman është i gatshëm të refuzojë edhe ndonjë ofertë të lartë, pasi synon që ta ketë Haalandin në skuadër për sezonin e ri.

Vlera aktuale e norvegjezit llogaritet rreth 130 milionë euro.

20-vjeçari ka shkëlqyer në edicionin e fundit me skuadrën gjermane, duke shënuar 41 gola dhe ka bërë edhe 12 asistime në 41 ndeshje.

Kontrata me Dortmundin i skadon në verën e vitit 2024.