1 perditesime
21:52

Llapi humb ndeshjen e parë evropiane

Llapi nuk ka pasur debutim të suksesshëm në skenën evropiane. Të enjten mbrëma në “Todor Proeski” në Shkup, Llapi humbi 2:0 nga skuadra shqiptare, Shkupi.

Golin e parë e shënoi Kire Markoski në minutën e 36-të. Për 2:0 në të mirë të Shkupit shënoi Abdul Rwatubyaye në minutën e 94-të.

Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Llapi është kualifikuar në këtë garë pasi fitoi Kupën e Kosovës.

Ndeshja e kthimit luhet më 15 korrik në Prishtinë.

20:36

Llapi në disavantazh

Skuadra e Llapit e ka nisur në disavantazh paraqitjen debutuese në Ligën e Konferencës.

Llapi i drejtuar nga trajneri Tahir Batatina është duke humbur 1:0 nga Shkupi, skuadra tjetër shqiptare që bën gara në Maqedoninë e Veriut.

Sulmuesi Kire Markoski shënoi për vendasit në minutën e 36-të.