Sport

Trippier dëshiron t’i bashkohet Unitedit

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kieran Trippier, ka gjasa të mëdha që pas përfundimit të Kampionatit Evropian të transferohet te skuadra e Manchester Unitedit.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Trippier ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi, pasi dëshiron të kthehet në Premier League pas dy sezoneve të kaluara në Spanjë.

Bëhet e ditur se Unitedi është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro për Trippierin, i cili ka pasur paraqitje të mira në “Euro 2020” tek Anglia, që është kualifikuar në gjysmëfinale. 30-vjeçari në Evropian ka luajtur në tri ndeshje deri më tash.

Ai ka kontratë deri në vitin 2023 me Atleticon, me të cilin ekip e fitoi titullin e kampionit në La Liga sezonin e fundit.