Sport

Drita e humb miqësoren nga Shkupi

Skuadra e Dritës e ka humbur ndeshjen e tretë dhe të fundit, përpara se të paraqitet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Drita të mërkurën është mposhtur nga skuadra e Shkupit me rezultatin 2:1 në ndeshjen e luajtur në Ohër.

Golin e vetëm për Dritën në këtë miqësore, e shënoi sulmuesi Marko Simonovski.

Drita ka njoftuar se do të kthehet në Kosovë pas fazës përgatitore në Ohër.

Krahas miqësores me Shkupin, Drita u përball edhe me Partizanin e Tiranës dhe Llapin. Pësoi nga Partizani (2:0) derisa e mposhti Llapin me shifrat 2:0.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Drita do të përballet me Deçiqin e Malit të Zi.