Sport

Xhaka ka marrëveshje personale me Romën

 

Mesfushori Granit Xhaka pritet të luajë në Serie A sezonin e ri. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Xhaka tashmë ka arritur marrëveshje personale me Romën. Mësohet se Xhaka është pajtuar me kontratë katërvjeçare dhe një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh te Roma. Pasi ka arritur marrëveshje personale me Xhakën, Roma po punon për ta bindur Arsenalin në lirimin e tij pas Kampionatit Evropian. Ekipi nga Serie A, është i gatshëm t’i paguajë Arsenalit 18 milionë euro në total për kartonin e Xhakës dhe marrëveshja mes klubeve mund të finalizohet së shpejti.

Xhaka 28-vjeçar është pjesë e Arsenalit prej vitit 2016 dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Në edicionin e fundit, ai shënoi një gol dhe bëri dy asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat.