Sport

Spanja do të lejojë tifozët në stadiume prej sezonit të ri

 

Spanja do të jetë më afër kthimit në normalitet kur bëhet fjalë për lejimin e tifozëve në stadiumet e futbollit, thuhet në njoftimin e qeverisë spanjolle të enjten.

Bazuar në rregullat e reja, është lejuar kthimi i tifozëve në tribuna prej sezonit të ardhshëm. Kështu që, liga e Spanjës pritet të filloj sezonin 2021/22 me tifozë, të cilët do të mbushin 70 për qind të kapacitetit të stadiumeve.