Sport

Lajmi i fundit / UEFA heq rregullin për golin si mysafir në garat për klube

 

UEFA ka konfirmuar se rregulli për golin si mysafir do të hiqet nga garat evropiane, me ndryshimin që do të hyjë në fuqi nga nisja e sezonit 2021-2022.

Goli si mysafir është përdorur për gjysmë shekulli, por më s’do të vlejë për ndeshjet me eliminim direkt në garat për klube në UEFA, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.