Sergio Ramosi shumë shpejt pritet të bëhet me skuadër të re.
“Goal.com” shkruan se lufta për të siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Reali ka filluar të bëhet shumë interesante.
I njëjti medium bën të ditur se drejtuesit e klubit francez e kanë kontaktuar lojtarin, por ende nuk kanë bërë asnjë ofertë.
PSG-ja është favorite për të nënshkruar me 36-vjeçarin, por për të janë të interesuara edhe disa klube të tjera.
“Goal.com” zbulon se për mbrojtësin spanjoll janë të interesuara edhe Manchester Unitedi, Chelsea, Manchester City, Milani, Roma, Juventusi dhe Interi.
Ramosi po kërkon kontratë dy-vjeçare dhe klub që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.
Ramosi u largua nga Real Madridi pas 16 vjetësh. Ai nuk gjeti gjuhë të përbashkët për të vazhduar kontratën Realin, më të cilët fitoi gjithçka në futboll.
Ramosi konfirmoi se do të kthehet sërish te Reali.
Zbuloi se nuk do të luajë kurrë për Barcelonën si dhe e pranon se për momentin nuk do të kthehet te Sevilla.