Drejtuesit e klubit të Napolit do t’i ofrojnë kontratë të re portierit Alex Meret.
“La Gazzeta dello Sport” bën të ditur se Meretes do t’i garantohet vendi i titullarit te skuadra napolitane e cila në edicionin e ri do të drejtohet nga trajneri Luciano Spalletti.
Meretes i skadon kontrata në vitin 2023, por raportohet se është pajtuar ta vazhdojë atë deri në vitin 2025.
Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli dhe menaxheri i portierit Andrea Pastorello, do të takohen me portierin italian para se të nis edicioni i ri për ta finalizuar marrëveshjen e re.
Në sezonin e fundit Meret nuk ishte çdoherë zgjedhja e parë. Në shumë ndeshje titullar ishte portierin tjetër David Ospina.
25-vjeçari Meret është pjesë e Italisë në “Euro 2020”.