Sport

Laurel Hubbard, transgjinorja e parë që do të jetë në Lojërat Olimpike

 

Laurel Hubbard e Zelandës së Re është bërë atletja e parë transgjinore e zgjedhur për të garuar në një Olimpiadë, në një vendim të diskutueshëm.

Zyrtarët e kanë zgjedhur atë për ekipin e ngritjes së peshave të femrave për Lojërat Olimpike ‘’Tokyo 2020’’, pasi kërkesat kualifikuese u modifikuan kohët e fundit.