Burak Elmas u zgjodh si president i ri i klubit të Galatasarayit.
Elmas fitoi zgjedhjet me 1.541 vota, duke marrë 41 vota më shumë se Esref Hamamcioglu.
Biznesmeni 47-vjeçar, që më parë ishte anëtar i bordit, u bë presidenti i 38-të i klubit.
Galatasaray e përfundoi sezonin 2020/21 në vendin e dytë, me pikë të barbarta me kampionin Besiktas, por kishte goldiferencë më të dobët.