Atleti amerikan Ryan Crouser ka thyer rekordin e botës në hedhje të gjyles.
28-vjeçari gjatë provave në SHBA për Lojërat Olimpike të mbajtura në Arizona, hodhi gjylen 23.37 metra, duke e thyer rekordin e botës të vjetër 31 vjet.
Rekordin e botës e mbante Randy Barnes, që kishte hedhur gjylen 23.12 metra më 20 maj të vitit 1990.