Sport

Messi: Argjentina kurrë nuk ka qenë shumë e varur nga unë

Superylli argjentinas Lionel Messi nuk beson se Argjentina ka qenë tepër e varur nga kontributi i tij. Ai ka shtuar se përfaqësuesja është në rrugën e duhur për të arritur sukses në Copa America.

“Në asnjë moment përfaqësuesja nuk varet nga unë. Ne gjithmonë mundohemi të kemi një grup të fortë. Ne gjithmonë kemi thënë se nëse nuk jemi të fortë si ekip, atëherë fitimi dhe arritja e objektivave do të jetë e vështirë. Mendoj se jemi bërë grup i fortë. Shumica e lojtarëve kanë punuar së bashku për një kohë të gjatë”, ka thënë Messi për “Ole”.

Argjentina garon në Grupin A të Copa Americas, ndërsa ndeshjen e parë e luan sonte kundër Kilit.