Lautaro Martinez nuk e ka vazhduar ende kontratën me Interi.
Sulmuesi argjentinas tash e disa kohë ka nisur bisedimet, por nuk e ka gjetur marrëveshjen.
Mediat italiane kanë raportuar të premten se Lautaro ka kërkuar të paktën gjashtë milionë euro në sezon për të vazhduar kontratën.
Kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas skadon në vitin 2023.
Për Lautaron interesim kanë shprehur Atletico Madridi dhe Barcelona.
23-vjeçari ka klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.