Sport

Unitedi monitoron Comanin

Manchester Unitedi ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut Kingsley Coman.

Coman mund të largohet nga Bayern Munichu, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Sulmuesi francez ka kërkuar pagë rreth 16 milionë euro në sezon për të mbetur në Gjermani, ofertë që nuk është plotësuar nga klubi. Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojnë drejtuesit e klubit anglez për ta bindur Comanin të transferohet në Premier League.