Sport

City e Atletico shkëmbejnë lojtarët

Manchester City është i gatshëm të bëjë shkëmbim të lojtarëve me Atletico Madridin.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e Cityt, do të ofrojnë shërbimet e Bernardo Silvas për të ardhur deri te mesfushori Saul Niguez.

Trajneri Pep Guardiola e sheh mesfushorin si përforcim ideal për sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar shërbimet e Silvas dhe janë në pritje të përgjigjes nga drejtuesit e klubit spanjoll.