3 perditesime
14:32

Nora lufton për medalje të bronztë në Botëror

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos.

Xhudistja kosovare të martën u mposht në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait.

Klimkait, që është e dyta në ranglistën botërore, fitoi me “Ippon” pas dy minutave luftë.

Nora është në kërkim të medaljes së parë botërore, ndërsa deri në gjysmëfinale shfaqi formë të lartë.

Nisi me fitore ndaj polakes Julia Kowalczyk.

Më pas e mposhti në “Golden Score” holandezen e papërshtatshme Sanne Verhagen.

Në çerekfinale, për 25 sekonda, e mposhti rusen Anastasiia Konkina. Ndaj saj realizoi hedhje mjeshtërore.

Ndaj Klimkait, që është e dyta në ranglistën botërore, Nora nisi mirë, por i kushtoi një moment pakujdesie. Nora kishte fituar tri përballjet e kaluara me kanadezen e nivelit më të lartë.

Nora Gjakova është e katërta në ranglistën botërore në kategorinë deri 57 kilogramë dhe pas Botërorit synon medalje në Lojërat Olimpike.

13:28

Nora me aksion të jashtëzakonshëm, arrin në gjysmëfinale

Nora Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos.

Ajo mposhti me hedhje të jashtëzakonshme rusen Anastasia Konkina.

Gjakova arriti Ippon me të nisur lufta çerekfinale në kategorinë deri 57 kg.

12:59

Gjakova mposht holandezen Verhagen

Nora Gjakova e ka fituar edhe përballjen e dytë në Botërorin e xhudos në Budapest. Në kategorinë deri 57 kg, Gjakova e kaloi holandezen Sanne Verhagen. Lufta ishte e fortë dhe u vendos në kohën shtesë, Golden Score.

Gjakova, që dominoi luftën dhe ishte vazhdimisht në kërkim të hedhjeve, realizoi “Uchi Mata” për “Waza-ari”, përkatësisht për fitore.

Gjakova është në kërkim të medaljes së parë botërore. Është prej xhudisteve më të mira në kategori.

11:25

Nora Gjakova nis me sukses Botërorin

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka filluar mbarë Kampionatin Botëror të xhudos, që po zhvillohet në Hungari.

Ajo ka mposhtur polaken Julia Kowalczyk në raundin e dytë të kategorisë deri 57 kilogramë.

Gjakova fitoi me ‘Wazari’.