Sport

Te Shqipëria të matur para ndeshjes ndaj Çekisë

 

Pragë, 7 qershor - Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore me përfaqësuese që paraqitet në Evropian. Të martën në mbrëmje (20:15) kuqezinjtë luajnë ndaj Çekisë në Pragë, ndërsa trajneri Edi Reja vlerësoi kundërshtarin dhe kërkoi më shumë saktësi në fazën e sulmit. Reja ka thënë se çekët janë në nivelin e njëjtë me Uellsin.

Ai në konferencën para ndeshjes miqësore ka theksuar se Çekia është kundërshtare e fortë, ndërsa për Shqipërinë test i mirë për të ardhmen. Reja ka qenë i matur para gazetarëve, duke mos parashikuar ndonjë rezultat.