Sport

Spanja merr një goditje para fillimit të Evropianit, Busquets rezulton pozitiv me koronavirus

Spanja ka marrë goditje pak para fillimit të Kampionatin Evropian të futbollit.

Kapiteni Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm një javë para fillimit të Evropianit, është lajmëruar nga Federata e Futbollit të Spanjës. Ai është pa simptome, por është mbajtur larg grupit. Pritet ta humbasë fillimin e Evropianit. 

Gjithë anëtarët tjerë të përfaqësueses së Spanjës janë testuar dhe kanë rezultuar negativë. Por, ata do të jenë në izolim deri te një testim tjetër.

Si masë, Spanja do të paraqitet me ekipin U-21 për ndeshjen miqësore të së martës kundër Lituanisë.

“Federata Spanjolle me keqardhje njofton se kapiteni Sergio Busquets ka dal pozitiv në testimin e tij të fundit PCR të bërë në kampin e përfaqësueses të dielën. Pjesa tjetër ka rezultuar negative. Federata ka marrë gjitha masat e nevojshme në përputhje me protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe UEFA-s”, thuhet në komunikatë të Federatës.