Sport

Qeqa Krelani mendon se Challandes u bëri “hile” lojtarëve të Superligës

 

Gazetarja e Sportit, Qëndresa Krelani ka thënë se përzgjedhësi i Kosovës nuk u tregua i drejtë me lojtarët e klubeve të Superligës. Ajo ka thënë se futbollistët e Superligës është dashur të paraqiten në ndeshjen ndaj San Marinos dhe Maltës e jo kundër Guinesë dhe Gambisë, që sipas saj përfaqësueset afrikane janë bindshëm më kualitative se ato të Evropës.

“Unë mendoj që futbollistët e ftuar nga Superliga është dashur të ftohen kundër San Marinos e cila ishte një përfaqësuese nuk është test i vërtetësisë së tyre që ftohen rregullisht, pasi ndaj Guinesë e kanë më zor. Ajo që pash te ndeshja kundër Maltës ishte që Milot Rashica, një futbollist që të gjitha golat që i ka shënuar në Werder Bremen i ka shënuar njëjtë si te Kosova ndaj Maltës. Është futbollist që nuk është fizik. Kur luan bashkë me Muriqin, nganjëherë humb dhe të mos duket fare në fushë e të pyesin njerëzit ‘a luajti Rashica’. Rashica duhet të përdoret më shumë në atë pozitë ku luajti ndaj Maltës. Challandes e ka kryer misionin e tij te Kosova”, ka thënë Krelani në emisionin Sporti Total të KTV-së.