Sport

Wijnaldum ka vendosur t’i bashkohet PSG-së

Descriptive Text

Georginio Wijnaldum ka vendosur t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Holandezi ishte afër transferimit te Barcelona dhe ishte arritur marrëveshje në parim, por ish-mesfushori i Liverpoolit ka kërkuar kushte më të mira.

Wijnaldum tash pritet ta pranojë ofertën e PSG-së. Paris Saint-Germaini i ka ofruar atij kontratë deri në vitin 2024 dhe pagë dyfishë më të madhe krahasuar me atë të Barcelonës, ka njoftuar gazetar i njohur Fabrizio Romano.

Thuhet se zyrtarizimi do të bëhet brenda disa orëve.

Wijnaldumit është lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Liverpoolin.