Sport

Selmani mungon ndaj Maltës

Sulmuesi Astrit Selmani nuk do të paraqitet në ndeshjen miqësore të Përfaqësueses së Kosovës që e luan sot prej orës 18:00 ndaj Maltës në Austri, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). Në njoftim thuhet se me rekomandimin e stafit mjekësor, Selmani nuk do të luajë në këtë ndeshje pas ekzaminimeve të fundit, përkundër dëshirës së tij të madhe për të qenë në fushë.

Selmani ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për Kosovën dhe pritet të debutojë në muajin shtator për ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”.