Sport

Barcelona arrin marrëveshje me Depayn

Memphis Depay ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën. Sulmuesi holandez do të transferohet te skuadra spanjolle si futbollist i lirë nga Lyoni.

Sipas mediave spanjolle Depay është pajtuar për të nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga La Liga.

Sulmuesi 27-vjeçari pritet që të prezantohet nga klubi spanjoll gjatë javës së ardhshme.

Barcelona deri më tani ka siguruar shërbimet e Sergio Agueros, Eric Garcisa dhe Emeron.