Sport

Alexander-Arnold nuk do të jetë në EURO 2020

Mbrojtësin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e ka ndjekur fati i keq vetëm disa ditë pasi ishte në listën e Anglisë për të qenë në Kampionatin Evropian, që fillon më 11 qershor. 

Ai pësoi një lëndim në sfidën miqësore kundër Austrisë, që do ta lë jashtë Evropianit i cili fillon pas tetë ditëve, sipas mediave më të besueshme britanike.

Lëndimi i pësuar në kofshë do ta lë atë jashtë fushave për së paku gjashtë javë.

Arnold ishte një nga emrat më të diskutueshëm nëse do të ishte në listën finale të Southgate, por pavarësisht raportimeve, ai doli të jetë në mesin e 28 lojtarëve të ftuar.